-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Asgjësohen 4.639 bimë kanabis, procedohen 5 kryetarë fshatrash dhe në kërkim tre persona

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka proceduar 5 kryetarë fshatrash për shpërdorim detyre dhe moskallëzim të krimit.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim tre persona të tjerë A. M., 57 vjeç, R. M., 30 vjeç, dhe R. M., 24 vjeç, banues në Bajzë.

Ata akuzohet se kanë kultivuar 780 bimë narkotike që u gjetën në fshatin Bajzë dhe kanë lidhur në mënyrë të kundërligjshme energjinë elektrike në një banesë që kishin në përdorim, e vënë në funksion të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë kontrolleve në territoret e 5 njësive administrative, u gjetën dhe u asgjësuan 4639 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan 273 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Ndërkohë po vijon identifikimi dhe vënie para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit