Sot, më 18 shtator, bëhet një vit nga ndarja e beftë nga jeta e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, pas një arresti kardiak. Aktivistja Edlira Çepani, bashkëshortja e tij, ka ndarë një postim emocionues në rrjetet sociale, ku përkujton bashkëshortin e saj dhe fëmijët e tyre, që e kujtojnë me mall.
“1 vit pa ty, Gert! Çdo ditë pa ty do duket si një përjetësi, por ne do vazhdojmë misionin tënd dhe do e ngremë lart trashëgiminë dhe kauzat për të cilat luftove,” ka shkruar ajo, ndërsa ka shtuar se do të jenë gjithmonë “katërshja fantastike”.
Edlira ka falënderuar miqtë dhe të afërmit që e mbështetën atë dhe familjen në këtë periudhë të vështirë, duke e cilësuar Gertin si një dritë që ndriçonte zemrat e të gjithëve. Ajo gjithashtu përmendi fëmijët që e kujtojnë me shumë dashuri dhe krenari, duke thënë se Gerti do të mbetet gjithmonë shkëmbi i tyre.