-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Mocion për shkarkimin e Peleshit! President, mos dekreto ministrat!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se opozita ka nisur procedurat për mocion për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi pas dy seancave në drejtimin e legjislativit.

Opozita kërkon përsëritjen e seancës së sotme. Gjithashtu i kërkoi Presidentit të mos presë për dekretim ministrat e rinj, pavarësisht se u miratuan në Kuvend bashkë me programin e qeverisë.

“Rama në sallë duhet të sillet brenda normave, me video mund të argëtohet në darkë me Lindën, por në Kuvend të sillet në përputhje me rregullat, të prezantonte programin ekonomik. Ne ishim përgatitur për debat konstruktiv. Rama nuk do ti mbyllë kurrë gojën opozitës dhe duhet të respektonte Kushtetutën.

Presidenti nuk duhet të thërrasë për betim anëtarët e qeverisë pa pasur një procedurë sikur e cakton Kushtetuta. Kemi vendosur nisjen e procedurave parlamentare për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Ai është një kukull i Edi Ramës dhe i marrë peng nga Klodian Zoto për aferën e inceneratorëve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit