-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kërkon shkarkimin e tij, Peleshi: Ecim përpara drejt ‘Shqipërisë 2030’

Kryesoret

Kryeparlamentari Niko Peleshi reagoi pas miratimit të programit politik të mazhorancës dhe përbërjes së re të Këshillit të Ministrave në seancën plenare të sotme, duke e cilësuar këtë si një hap thelbësor për realizimin e vizionit qeverisës të Shqipërisë 2030.

Pavarësisht bllokimit dhe tensioneve nga opozita gjatë diskutimeve, miratimi u finalizua me votat e socialistëve, ndërsa Peleshi theksoi se puna e Kuvendit do të vazhdojë në përputhje me Kushtetutën, rregulloret dhe Kodin e Etikës, duke garantuar transparencë dhe standarde të larta pune.

“Në seancën e sotme plenare miratuam programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, një hap i rëndësishëm për të çuar përpara vizionin qeverisës të vendit për #Shqipërinë2030.

Kuvendi i Shqipërisë do të vijojë punën e tij, të mbështetur në Kushtetutë, Rregullore dhe Kodin e Etikës, duke garantuar standarde të larta pune dhe transparence, në përputhje me praktikat më të mira të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian ku synojmë të integrohemi”.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka paralajmëruar se opozita do të nisë procedurat për të kërkuar shkarkimin nga detyra të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

“PD ka vendosur nisjen e procedurave parlamentare, mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi. Nuk është kryetar por një kukull që urdhërohet nga Rama sesi duhet të sillet me Kushtetutën dhe i marrë peng për shkak të aferave të tij me Klodian Zoton nga Rama.

Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën parlamentare për shkarkimin e Kryetarin e Kuvendit. Është akti më i rëndë, nuk ka ndodhur kurrë që të drejtosh vetëm 2 seanca dhe në të dyja të shkelësh Kushtetutën. Do të ketë vendime hap pas hap të grupit parlamentar”, tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit