-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje në Qytetin Studenti, Rezidenca Studentore: Fluksi i aplikimeve shkaktoi tensione, ka mjaftueshëm vende

Kryesoret

Pas përplasjeve mes studentëve dhe policisë gjatë regjistrimeve për akomodim në Qytetin Studenti, Rezidenca Studentore Nr.1 sqaron se tensionet u shkaktuan nga numri i madh i aplikimeve për një kapacitet shumë të kufizuar vendesh në Godinën Nr. 3.

Deklarata e Rezidencës Studentore Universitare Nr.1:

Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 njofton se, gjatë ditës së sotme, u evidentua një fluks i pazakontë aplikimesh për regjistrim në Godinën Nr. 3, e cila sapo është rikonstruktuar me standarde bashkëkohore. Ky objekt ofron një kapacitet prej 61 vende (30 dhoma dyshe + 1 vend për persona me aftësi ndryshe), ndërkohë që numri i aplikantëve arriti në rreth 300 studentë, duke shkaktuar momente tensioni gjatë procesit të regjistrimit. 

Godina Nr. 3 është pjesë e Projektit të Rikonstruksionit të Godinave të Qytetit Studenti me Efikasitet Energjetik, financuar nga Banka Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Bashkimi Evropian. 

Faza e parë e projektit ka përfunduar me rikonstruksionin e pesë godinave. 

Faza e dytë, që pritet të nisë në një periudhë të afërt, përfshin rikonstruksionin e 14 godinave të tjera. 

RSU Nr. 1 siguron se kapacitetet e përgjithshme akomoduese janë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat e të gjithë studentëve. Aktualisht janë të disponueshme hapësira banimi në godinat 24, 25, 26, 27, 28 dhe 29, të cilat ofrojnë kushte të rregullta jetese dhe shërbimet e nevojshme për një akomodim dinjitoz. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit