Aksi rrugor Bilçë-Drobonik në Berat tashmë është i pajisur me sinjalistikë dhe gati për përdorim.
Kryeministri Edi Rama ka theksuar se kjo rrugë do të lehtësojë lëvizjen mes dy zonave dhe do të ndihmojë në zhvillimin turistik të Beratit.
“Në aksin Bilçë-Drobonik është vendosur sinjalistika rrugore duke përmbyllur kështu një investim të rëndësishëm për Beratin dhe zonat përreth.
Ky investim Bilçë-Drobonik, do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve midis Drobonikut dhe Bilçës nëpërmjet Urës së re të Bilçës, duke krijuar edhe një portofol të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e UNESCO-s”, ka shkruar Edi Rama në Facebook.