Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar firmosën një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale, në rezidencën zyrtare të kryeministrit britanik në Chequers.
Presidenti Donald Trump dhe kryeministri Keir Starmer theksuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe teknologjike midis dy vendeve.
Trump e përshkroi këtë si një moment historik dhe vuri në dukje rimëkëmbjen e fuqishme të ekonomisë amerikane, duke theksuar:
“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të paçmueshme… Qeveritë tona po i forcojnë këto lidhje më shumë se kurrë më parë.”
Starmer e konsideroi marrëveshjen si më të madhen në historinë ekonomike të Britanisë, duke shtuar:
“SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë lidere botërore në teknologji, financë, mbrojtje dhe energji… Kjo do të sjellë investime dhe vende pune për mijëra punëtorë.”
Një nga projektet kryesore është bashkëpunimi për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë mes kompanisë amerikane X-energy dhe gjigandit britanik Centrica, duke shënuar një hap të rëndësishëm për sektorin energjetik të të dy vendeve.