-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Superkupa e Italisë 2025 mbahet përsëri në Riad me katër skuadra

Kryesoret

Lega Serie A zyrtarizoi që Superkupa e Italisë për vitin 2025 do të zhvillohet edhe një herë në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riad.

Ky event do të mbahet me formatin e ri, që përfshin katër skuadra, si edhe në edicionin e kaluar.

Pas diskutimeve për një zhvendosje të mundshme në qytetin Jeddah, organizatorët dhe autoritetet sportive vendosën që edhe këtë vit Superkupa të mbahet në Riad.

Ndeshjet gjysmëfinale janë planifikuar për më 18 dhe 19 dhjetor, ndërsa finalja do të luhet më 22 dhjetor 2025.

Në garë janë: Napoli, kampion i Serie A për sezonin 2024-25; Bologna, fituese e Kupës së Italisë; Inter, vendi i dytë në kampionat; dhe Milani, finalist i Kupës së Italisë. Shorti përcaktoi që në gjysmëfinale do të përballen Napoli me Milanin dhe Bologna me Interin.

Fituesit e këtyre sfidave do të përballen në finalen e madhe për të fituar trofeun e Superkupës së Italisë. Ky turne pritet të sjellë emocion dhe rivalitet të fortë mes skuadrave kryesore italiane, duke i dhënë një start të rëndësishëm sezonit të ri futbollistik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit