Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën ka përjashtuar 10 ditë nga seancat e Kuvendit dy deputetët e PD, Gazment Bardhin dhe Fidel Krekën.
Samir Korreshi ka reaguar pas këtij vendimi dhe u shpreh se në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryeparlamentare Niko Peleshi. Ai tha edhe se në Kushtetutë nuk lejohet që një ministër të marrë fjalën në Kuvend ende pa u betuar, referuar “Diellës”.
“Ende pa u konsultuar Komisionin e Etikës filloi direkt me masë disiplinore. Në Komisionin e Etikës duhet të ishte kryetari I Parlamentit, Niko Peleshi, edhe pse e dimë që janë shkrirë ndarjet e pushteteve në duart e Kryeministrit.
Nuk ka më legjislativ, ekzekutiv apo gjyqësor, e la të dirigjonte pa pikë turpi. Pse ka ndodhur? As në Kushtetutë, nuk lejohet që një ministër të flasë, po e quajmë ministër Diellën po e lëmë me prizë të vënë, nuk po ia heqim prizën momentalisht, se hall është kur të ikin dritat se këtu në Shqipëri akoma vazhdojmë luftojmë për drita 24 orë, kur të ikin dritat çfarë do bëjmë me Diellën, por e quajtëm se e kemi Diellën ministre, asnjëherë në këto nuk ka bërë vaki që të flas një ministër për programin e qeverisë ende pa u betuar qeveria, pa bërë akoma dekretimin
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që kryeministri të ndërpresë fjalën dhe të vendosë Teatrin e Kukullave”, tha Korreshi.