-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e Durrësit shtyn 55 seancat për sot, zbulohet shkaku

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka shty sot 55 seanca gjyqësore. Kjo për shkak se gjyqtarë dhe prokurorë po marrin pjesë në tryezën konsultative të organizuar nga Ministria e Drejtësisë për draftin e ri të Kodit Penal.

Nga 55 seancat e anulluara është edhe gjyqi për Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, që ka kërkuar lirim me kusht.

Në Durrës janë mbledhur magjistratë nga gjykatat dhe prokuroritë e Durrësit dhe Fierit, si dhe përfaqësues të profesioneve të lira ligjore, si avokatë, noterë dhe përmbarues gjyqësorë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky takim synon të krijojë një hapësirë të posaçme për informim dhe shkëmbim mendimesh mbi draftin e ri penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit