Platforma “Liria ka Emër” njofton se gjatë gjysmës së muajit tetor do të organizojë një marsh simbolik me motorë, nga Prishtina drejt Hagës ku po gjykohet katërshja e madhe e UÇK-së dhe Brukselit.
Në këtë nismë janë përfshirë klube motoristësh nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera të Europës, të cilët do t’i bashkohen marshimit për të dërguar një mesazh të fuqishëm: kërkesa për drejtësi është e gjallë dhe do të trokasë në dyert e institucioneve evropiane.
Ky marshim, thuhet në njoftim është një shenjë simbolike e unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin. Detaje të mëtejshme mbi itinerarin dhe organizimin do të bëhen publike me kohë.