Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e Brendshme, Albana Koçiun. Rama tha se Koçiu është e para grua në krye të institucionit. Kryeministri theksoi se ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit.
“Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit.”, tha Rama.