Numri i të vdekurve nga sulmet ajrore ruse në kryeqytetin ukrainas, Kiev, gjatë natës së të mërkurës deri të enjten, ka arritur në 21, përfshirë tre fëmijë.
Shërbimet e emergjencës ukrainase po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave në lagjen Darnytskyi për të gjetur të mbijetuar.Viktimat e raportuara më parë ishin të paktën 16.
“Duhet të ketë një përgjigje të drejtë ndaj të gjitha këtyre goditjeve. Dhe presioni mbi Moskën duhet të jetë i tillë që ata të ndiejnë pasojat e terrorizmit të tyre atje. Është e rëndësishme që sanksionet globale kundër Rusisë të mbeten në fuqi. Përgjegjësia e Rusisë për këtë luftë dhe presioni ynë me sanksione duhet të funksionojnë plotësisht.”









