Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia ish gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetahu, e akuzuar për lidhje me bandën kriminale të Suel Çelës.
Gjyqtari Erjon Çela ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Pajtime Fetahun.
Ajo akuzohet për korrupsion dhe ndihmë në favor të organizatës kriminale, duke u përfshirë në ndikimin dhe lehtësimin e pozitës së anëtarëve të bandës në sistemin gjyqësor.