Ditën e dielë në Tiranë do të mbahet gara “Triathlon”, që bashkon tre disiplinat sportive në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.
Policia ka hartuar një plan masash për organizimin dhe mbarëvajtjen e garës. Sipas njoftimit nga ora 08:00 deri në 13:00 do të ketë kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa segmente rrugore.
Njoftimi:
Segmentet e bllokuara për qarkullim:
Rruga e Tuneleve (nga kryqëzimi me rrugën e “Daxhit” deri te kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit”)
Rruga e “Daxhit” (nga kryqëzimi me rrugën “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e Vrapëve)
Rruga “Diga e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Daxhit”)
Rruga “Panorama e Liqenit” (nga kryqëzimi me rrugën e Tuneleve deri tek kryqëzimi me rrugën “Diga e Liqenit”)
Rruga interurbane kryesore (TEG – Rrethi i Freskut)
SUGJERIM qarkullimi më i lehtësuar:
Rrethi i Freskut-Unaza Perendimore në drejtim të Elbasanit
Unaza Perëndimore-Rrethi i Freskut (Dajt)
Blv. Zhan D’Ark, Blv. Gjergj Fishta, Blv. Bajram Curri (segmenti nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta)
Ndryshimet në itineraret e linjave urbane:
Linja 1/A & 1/B ➝ devijojnë në Sheshin “Willson” / Qendër
Linja 2 ➝ devijon në Sheshin “Willson”
Linja S/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 8 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Ekonomikut”
Linja 9 ➝ devijon në Qendër
Linja 10/A ➝ pezullohet përkohësisht
Linja 13 ➝ devijon te rrethrrotullimi i “Fabrikës së Bukës” dhe në Qendër
Linja 14 ➝ pezullohet përkohësisht