Këngëtarja Besa Kokëdhima dhe partneri i saj Tedi Tase janë martuar në një ceremoni të fshehtë që u zhvillua javën e kaluar në Dhërmi.
Ngjarja ishte shumë private, me vetëm disa të ftuar të ngushtë dhe familjarë, ndërsa çifti ka kërkuar që momentet të mos publikohen në rrjetet sociale.
Në këtë festë intime, ku nuk munguan performancat e Anxhela Peristerit dhe Aurel Thellilit, u panë edhe fytyra të njohura nga muzika shqiptare si Elvana Gjata dhe Kledi Bahiti.
Lidhja e Besës me menaxherin e saj Tedin, e cila ka zgjatur për vite me rradhë, u shndërrua në martesë larg vëmendjes së publikut.
Pas ceremonisë, çiftit iu bashkuan pushimet në ishullin e njohur Mikonos, ku ndanë disa imazhe familjare me ndjekësit.
Në intervista të mëparshme, Besa kishte rrëfyer se ishte gati për këtë hap të rëndësishëm dhe se ndjenjat e saj janë gjithmonë në qendër të jetës.









