Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministren e re të Shëndetësisë, Prof. Dr. Evis Sala në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pasi bëri një përmbledhje të arritjeve dhe sukseseve të ministres së re, Rama u shpreh besimplotë se do të hapë një epokë të re në shëndetësinë shqiptare.
“Evis Sala sjell në qeverinë e re shembullin rrezatues të shqiptarëve në mbarë botën, që do u hapim derën. Në mandatin e parë mbyllëm gropat e thella të trashëguara, në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme për të transformuar infrastrukturën e sistemit tonë shëndetësor.
Në mandatin e tretë rritëm pagat e mjekëve dhe infermierëve ndërkohë që në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit përsa i përket asaj që shëndetësia t’u ofrojë qytetarëve. Duam të hapim një universitet mjekësor në Fier, por edhe ndërtimin e një spitali ekselence për turizmin shëndetësor” tha Rama.