-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Fundi i automjeteve të braktisura, hapësira publike për komunitetin

Kryesoret

Rama rikthehet me një video nga aksioni për pastrimin e hapësirave publike, këtë herë duke u fokusuar te “varrezat e makinave” që prej dekadash mbushin qytetet shqiptare.

Përmes këtij aksioni, makinat e ndryshkuara do të largohen për të lënë vendin hapësirave të gjelbra, ndërsa automjetet në gjendje pune do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.

“Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që e nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit