Juventus nuk ia doli të marrë tre pikët në javën e 4 të Seria A, duke barazuar 1-1 në transfertë ndaj Veronës.
Ekipi i ‘Zonjës së Vjetër’ kaloi i pari në avantazh me golin e Conceicao në minutën e 19, por Verona barazoi pas një penalltie të fituar për prekje me dorë të Joao Marios, të cilën e shfrytëzoi me sukses Urban.
Pavarësisht tentativave, rezultati nuk ndryshoi deri në fund, edhe pse Edon Zhegrova debutoi në minutën e 83 për Veronën.
Juventus, që kishte fituar tri ndeshjet e para, u ndal pas barazimit 4-4 në Champions League kundër Borussia Dortmund.