Dy persona nga Kukësi dhe Lezha janë vënë nën hetim nga policia, pasi dyshohet se kanë kryer shantazhe në rrjetin social TikTok.
Në Kukës, një 45-vjeçar akuzohet se ka publikuar pa leje foto të një gruaje nga Durrësi, duke ndërhyrë në mënyrë të padrejtë në jetën e saj private.
Ndërkohë, në Lezhë, një 30-vjeçar dyshohet se ka mashtruar një 36-vjeçar nga Durrësi përmes kanosjes online, duke i marrë një shumë parash.