-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Produktet e kthyera nga tregjet europiane shiten lirshëm në Shqipëri

Kryesoret

Deputetja e Partisë Liberale, Erisa Xhixho, ka reaguar për situatën e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke theksuar se disa produkte të kthyer nga tregjet europiane për arsye cilësie po shiten lirshëm në vend.

Ajo ka ngritur shqetësime lidhur me ndikimin që kjo ka për shëndetin e qytetarëve.

“Produktet shqiptare që kthehen mbrapsht nga tregjet europiane, fatkeqësisht shiten lirshëm në Shqipëri.

Speca me pesticide, mandarina të kontaminuara, luleshtrydhe me kimikate të ndaluara, peshk me parazitë, mish i infektuar me salmonelë, akullore me substanca kancerogjene, pjeshkë me përmbajtje të lartë nikeli… këto janë vetëm disa raste të bëra publike.

Shumë të tjera nuk raportohen kurrë.

Ndërsa jashtë vendit bllokohen, tek ne shërbehen në tryezën e qytetarëve shqiptarë.

Kjo qeveri po helmon qytetaret kur duhet ta garantoj shëndetin e tyre.

Siguria ushqimore është siguri kombëtare. Shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund të sakrifikohet për papërgjegjshmërinë e qeverisë”, deklaron Xhixho.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit