-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim mbyll karrierën diplomatike pas mbi 20 vitesh shërbim

Kryesoret

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka përmbyllur zyrtarisht karrierën e saj diplomatike.

Në ceremoninë e organizuar në Departamentin Amerikan të Shtetit morën pjesë familjarë, kolegë dhe miq të saj, përfshirë ish-ambasadorin Alexander Arvizu dhe ambasadorin shqiptar në Uashington, Ervin Bushati.

Sipas burimeve të Panorama.al, largimi i Kim ndodhi në kuadër të një serie ndryshimesh në DASH dhe është pranuar nga ajo me marrëveshje të ndërsjellë, për të shmangur procese ligjore.

Gjatë karrierës së saj mbi dydekadëshe, Yuri Kim ka shërbyer në vende strategjike si Koreja, Japonia, Kina, Iraku, Turqia dhe Shqipëria. Ajo është kujtuar veçanërisht për rolin e saj aktiv në Shqipëri gjatë viteve 2019–2023, duke mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi dhe proceset demokratike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit