Fiorentina vazhdon krizën në fillim të sezonit të Serisë A, duke pësuar humbjen e katërt në po kaq ndeshje. Në shtëpi, skuadra e Stefano Piolit u mposht 2-1 nga Como.
Mandragora shënoi për Fiorentinën në minutën e 6-të, por në pjesën e dytë Como përmbysi rezultatin me gola nga Kempf dhe Addai.
Me këtë humbje, Fiorentina mbetet në vendin e 17-të me 2 pikë, ndërsa Como ngjitet në vendin e 8-të me 7 pikë.








