Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, po përshtatet shumë mirë në skuadrën iraniane Esteglal.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Paykan, ai shënoi dy gola të rëndësishëm, në minutat e 45-të dhe 80-të, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të rëndësishme.
Asani u transferua te Esteglal vetëm pak javë më parë, nga klubi korean Guangju, dhe ka kontratë me skuadrën iraniane deri në vitin 2027.








