Presidenca turke ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Kanadasë për të njohur Palestinën si shtet të pavarur.
Në një deklaratë zyrtare, Turqia e cilësoi këtë vendim si një veprim domethënës në mbështetje të të drejtës ndërkombëtare dhe vlerave humane.
“Vendet që e njohin Palestinën dhe kundërshtojnë sulmet izraelite në Gaza, janë në anën e duhur të historisë,” thuhet në reagim.
Turqia bëri gjithashtu thirrje për më shumë angazhim ndërkombëtar për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete dhe theksoi se do të vazhdojë të qëndrojë në krah të një shteti palestinez të pavarur.