Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka thënë se strukturat e PDK-së janë të gatshme dhe të mobilizuara për zgjedhjet e reja të 7 qershorit, si në Vushtri ashtu edhe në çdo komunë tjetër.
Postimi i Hamzës
Strukturat tona janë të gatshme dhe të mobilizuara. Sikur sonte në Vushtrri, ashtu edhe në çdo komunë tjetër, jemi të bashkuar dhe të vendosur për ta sjellë ndryshimin që kërkon Kosova.
Me qeverinë tonë, krizat do t’i takojnë së kaluarës, ndërsa përpara do të hapim një etapë të re zhvillimi, stabiliteti dhe mirëqenieje për qytetarët.