Zëvendëspresidentja, Erisa Xhixho me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se në zonën e Astirit nuk ka kopësht dhe shkollë publike.
Xhixho shprehet se qytetarëve të Astirit u janë dhënë çdo vit premtime dhe përsëri ka vuajte nga prindërit, pasi iu shtohet fatura e transportit nëpër shkolla. Ajo thotë se sipas saj arsimi nuk ka qenë kurrë prioriteti i kësaj qeverie dhe nuk do të jetë në vitet që vijnë.
“Jam këtu në zonën e Astirit, ku fëmijët u detyruan edhe këtë vit të ri shkollor të shpërndahen në shkollat e tjera të Tiranës. Kjo lagje me 70 mijë banorë nuk ka kopsht dhe shkollë publike.Premtime çdo vit dhe përsëri çdo fillim shtatori nisin vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg shtëpive të tyre, duke humbur orë të tëra në trafikun e tmerrshëm të Tiranës.
Këta prindër paguajnë rregullisht taksën e infrastrukturës arsimore, por nuk marrin shërbimin.
Kostos që rëndon në xhepat e tyre i shtohet fatura e shkollave private, after school-eve apo transportit.Edhe ky vit shkollor e gjeti Tiranën me dy turne në afro 30 shkolla dhe me një tjetër premtim të pa mbajtur, atë të ushqimit në shkolla.
Sepse arsimi nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe as nuk do të jetë në vitet që vijnë.”, shprehet Xhixho.