-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla thirrje opozitës: Sillni propozimet për Kryesinë dhe komisionet

Kryesoret

Pas Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi nga grupet parlamentare të plotësojnë emrat e komisioneve.

“Lidhur me një moment tjetër me rëndësi të konstituimit të jetës parlamentare, që ka të bëjë me komisionet. Duhej që sot grupet parlamentare të sillnin propozimet e tyre për përbërjen e komisioneve.

Ende nga ana e tre grupeve të opozitës s’kanë ardhur propozimet për Kryesinë. Duhet me patjetër që deri ditën e seancës së ardhshme plenare ky proces të përfundojë”, tha Balla.

Po në rast se kjo nuk ndodh? “Në aspektin procedurial, komisioni quhet i konstituuar kur shumica është prezent, mbledhja mund të iniciohet me ¼-ën e anëtarëve. Por shpresoj që të realizohet kjo gjë sa më shpejt”, u përgjigj Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit