Barcelona siguroi një fitore të rëndësishme 3-0 ndaj Getafes në kuadër të raundit të pestë të La Ligës.
Ferran Torres ishte lojtari më i dalluar, duke shënuar dy gola.
Ai e nisi festën me një gol në minutën e 15-të dhe dyfishoi avantazhin vetëm 11 minuta më pas.
Më pas, Dani Olmo i dha goditjen finale Getafes në minutën e 62, duke vulosur ndeshjen.
Me këtë fitore, Barcelona mbetet e pamposhtur në sezonin e ri dhe është e vendosur në pozitat e dyta me 13 pikë, pas Real Madrid që ka 15 pikë të plota.









