Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të lërë në burg katër të dyshuar për abuzim seksual ndaj një vajze 16-vjeçare nga Këlcyra.
Ata janë Isi Pasho, Kristian Prifti, P.B., punonjës policie dhe njerk i vajzës, si dhe Artur Ago, i shpallur në kërkim për ngacmim seksual.
Dyshohet se Ago është larguar në Greqi pas shpërthimit të skandalit në rrjetet sociale.
Prokurorja Denisa Plaku ka paraqitur provat që lidhin të akuzuarit me veprat penale, bazuar në dëshmitë e vajzës dhe komunikimet e saj me personat e përfshirë.
Akuzat përfshijnë ngacmim seksual të miturës dhe kanosje.
Skandali u zbulua më 18 shtator, kur në rrjetet sociale qarkulluan mesazhe shantazhuese. Kristian Prifti dhe Isi Pasho kërkuan 12 mijë euro nga polici Ago për të mos publikuar një video që pretendonin se përmbante marrëdhënie intime me vajzën.
Policia ka pezulluar dy punonjësit e saj nga detyra, ndërsa vajza e mitur po merr asistencë psikologjike dhe është nën kujdesin e familjes.
/5pyetjet.al