Gjykata e Posaçme ka vendosur që të pushojë një kërkesë për ndryshim mase sigurie të bërë nga Eria Ago, ish partnerja e Safet Bajrit.
Ajo dyshohet për “përkrahje të autorit të krimit” në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018 në Shkodër. Kërkesa e saj u pushua për shkak të avokatëve të saj pa paraqitur asnjë shkak të ligjshëm.
Eria Ago qëndron në qeli që prej muajit shkurt. Gjykata e Posaçme pak javë më parë pranoi kërkesën e SPAK për të zgjatur afatin e paraburgimit të saj deri në 26 nëntor.








