-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KMSH kundër pr/ligjit për gjininë gjithëpërfshirëse: Jemi të shqetësuar!

Kryesoret

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thotë se pr/ligji për gjininë gjithëpërfshirëse i depozituar në kuvend, nuk përputhet me vlerat themelore të familjes, por përkundrazi, “mund të cenojnë seriozisht të ardhmen e saj”.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se familja në traditën islame dhe në kulturën shqiptare është ndërtuar mbi bashkimin natyror të burrit dhe gruas.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë sqaron se “ky projektligj nuk është konsultuar me ta dhe ne nuk kanë asnjë informacion mbi mënyrën dhe bazat e ndërtimit të tij”

“Ne besojmë se ndryshime të tilla nuk përputhen me vlerat themelore të familjes, por përkundrazi, mund të cenojnë seriozisht të ardhmen e saj. Çdo koncept që e relativizon apo mohon këtë realitet, bie ndesh me parimet mbi të cilat është ndërtuar familja.

“Përfshirja e nocioneve të paqarta mbi gjininë, dhe sidomos dhënia e tyre e statusit juridik, rrezikon të dobësojë institucionin e familjes, duke i hapur rrugë keqinterpretimeve në arsim, në punësim dhe në jetën shoqërore” theksohet më tej në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit