Sot, nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u shqyrtuan propozimet për anëtarët e komisioneve të përhershme të Kuvendit, si dhe për ata zëvendësues.
Sipas njoftimit të Kuvendit, për të dyja pikat e rendit të ditës, propozimet janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ndërkohë që përfaqësuesit e opozitës nuk kanë dorëzuar asnjë emër në këtë fazë.
Pas shqyrtimit nga Konferenca e Kryetarëve, çështja do të kalojë për miratim në seancën plenare të Kuvendit. Kjo ka ngritur pyetje në lidhje me angazhimin e opozitës në këtë proces, e cila deri tani ka mbetur passive në dorëzimin e propozimeve.
/5pyetjet.al








