Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka thirrur për sot në orën 11:00 mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me qëllim plotësimin e vendeve bosh në 11 komisionet e përhershme parlamentare, për t’i vënë ato në funksion.
Kjo thirrje vjen pas tensioneve politike, ku Partia Demokratike ka depozituar kërkesën për dorëheqjen e Peleshit, duke e akuzuar për sjellje të njëanshme në favor të mazhorancës gjatë seancave.
Ndërkohë, PD-ja ka propozuar emra për drejtimin e disa komisioneve, por pa i dërguar zyrtarisht në Kuvend, ndaj nuk janë votuar. Aktualisht, janë miratuar vetëm kryetarët dhe zv/kryetarët nga radhët e socialistëve, dhe me plotësimin e anëtarëve komisionet do të bëhen funksionale.