Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas nisjes së pozicionit të re ka shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila. Kjo për shkak se zv.ministri po konsumonte në vendin e punës brenda një ambienti të mbyllur një cigare.
Zv.ministri Mahila është fotografuar duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur në kundërshtim me ligjin. Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.
Qytetari e ka denoncuar rastin te ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra.Pas shkarkimit nga qeveria, ministrja Koçiu ka njoftuar edhe qytetarin që kishte denoncuar rastin, për vendimin./Top Channel