Moti i keq ka goditur veriperëndimin e Italisë dhe autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokolli në disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias.
Mbrëmjen e djeshme reshjet e shiut të rrëmbyeshëm kanë goditur Milanon duke bërë që rrugët të mbulohen nga uji.
Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat italiane.
Ndërkohë ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese janë gjithashtu të prekura rëndë.