-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Naser Pajaziti: Kolltukë që dridhen, karriera që mbarojnë!

Kryesoret

Zgjedhjet e tetorit janë më shumë se një garë për pushtet.

Ato janë një test i madh i besueshmërisë politike, një provim i cilësisë së lidershipit dhe një moment kyç për sistemin demokratik në tërësi.

Në këtë udhëkryq, nuk vendoset vetëm se kush do të qeverisë për katër vitet e ardhshme, por edhe se kush ka ende legjitimitet për të folur në emër të qytetarëve.

Prej vitesh, politika ka hyrë në një cikël të konsumuar premtimesh, ku pritshmëritë e qytetarëve dhe veprimet e pushtetit nuk kanë përputhje.

Qytetari është bërë më i vëmendshëm, më kritik dhe më pak i gatshëm të pranojë retorikën boshe.

Në këtë kontekst, këto zgjedhje nuk do të matin vetëm numra, por do të tregojnë peshën e vërtetë të secilit.

Kolltukët do të lëkunden jo nga intrigat e zakonshme të prapaskenës, por nga fuqia e gjykimit qytetar.

Dhe çdo karrierë politike e ndërtuar mbi kalkulime afatshkurtra, mbi kompromis pa vizion, mbi heshtje dhe konformizëm, rrezikon të marrë fund.

Të gjitha kategoritë e politikanëve pa përjashtime më 19 tetor  do të përballen me gjykimin e qytetarëve – dhe gjykimi nuk fal!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit