Aksioni për lirimin e hapësirave publike, i nisur që nga muaji korrik, ka hyrë në fazën e tij të avancuar, me një angazhim të shtuar nga strukturat vendore.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga puna që po bëhet në Shkodër dhe Vlorë, ku janë ndërmarrë masa për t’u rikthyer qytetarëve hapësirat që ishin zaptuar padrejtësisht.
“Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.