Pas përfundimit të sezonit turistik, Bashkia Lezhë ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Shëngjin.
Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake janë në terren për të siguruar që subjekti të lirojnë zonat publike të zaptuara.
Kryeinspektori Eraldo Smaçi njoftoi se shumica e subjekteve kanë reaguar vullnetarisht, ndërsa për ato që nuk bashkëpunojnë, do të ndërhyhet me forcë dhe pa tolerim.
Aktualisht janë evidentuar rreth 30 struktura në Shëngjin që zënë hapësira publike.
Aksioni do të vazhdojë deri në përfundimin e tij.