-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shfrytëzoi të miturën për marrëdhënie seksuale, i akuzuari dënohet me 25 vjet burg

Kryesoret

Gjykata e Fierit ka shpallur dënimin me 25 vjet burg për Xhevair Veizi, i cili u shpall fajtor për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Veizi duke shfrytëzuar gjendjen e dobët ekonomike të familjes së të miturës dhe lidhjet personale me ta, ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur.

Hetimet zbuluan se ai kishte ftuar të miturën në banesën e tij dhe kishte kryer aktin abuzues.

Arrestimi i tij u realizua më 12 janar 2023, pas hetimeve intensive nga Prokuroria e Fierit, e cila ngriti akuzën bazuar në provat dhe dëshmitë e grumbulluara.

Veizi gjithashtu u akuzua për shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje armësh pa leje, por për këto akuzat është hapur një çështje tjetër e ndarë.

Prokuroria ka shprehur angazhimin për të vijuar hetimet dhe për të sjellë para drejtësisë çdo person që kërcënon sigurinë e të miturve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit