-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkoi zv.ministrin, reagon Koçiu: Andi Mahila po tymoste cigare në restorant, shkelje e ligjit

Kryesoret

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Kopiu ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të zv.ministrit Andi Mahilla. Koçiu shprehet se pirja e cigares brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit.

Ajo thotë se ky është shkelje për tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

“Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.

Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra.

Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.”, shprehet Koçiu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit