Këshilli Bashkiak i Vlorës do të mblidhet këtë të hënë në orën 10:00 për të vendosur mbi zgjedhjen e kryetarit të përkohshëm të bashkisë, që do të drejtojë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në garë për këtë post janë tre kandidatë: Klea Lalo, Irena Toshkallari dhe Elis Halili, të cilët do të votohen me votim të fshehtë nga anëtarët e këshillit.
Sipas burimeve nga vetë këshilli, Elis Halili konsiderohet favorit, pasi u emërua kohët e fundit në postin e nënkryetarit, vetëm pak para dorëheqjes së zotit Dredha, i cili aktualisht është përgjegjës për projektet dhe infrastrukturën në qytet.









