-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore, ndërron jetë e dënuara 33-vjeçare

Kryesoret

Në orët e para të mëngjesit një e dënuar 33-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. E dënuara Afërdita Leke Hajdarkola, 33 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë.

Mbrëmjen e djeshme ajo është shtruar Reanimacionin Qendror të QSUT në gjendje të rënduar, me acidozë metabolike dhe hipotension. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 03:40 të mëngjesit, ajo ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiopulmonar.

Ajo ishte e akomoduar fillimisht në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” më 20 prill 2020, dhe më pas ishte transferuar në Qendrën Spitalore të Burgjeve më 15 tetor të po atij viti.

Hajdarkola ishte arrestuar për veprën penale të dhunës në familje dhe vuante nga probleme të rënda shëndetësore, përfshirë insuficiencë renale, për të cilën trajtohej me dializë.

Ndërkohë autoritetet janë vënë në dijeni dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit