Pasditen e sotme mblidhet Keshilli Bashkiak i Tiranes per te vendosur shkarkimin e Erion Veliajt. Keshillitari demokrat Ilir Alimehmeti kujtoi kufijtë e kompetencave të Këshillit Bashkiak dhe akuzoi socialistët.
“Këshilli Bashkiak nuk ka tagër të komandojë Prokurorinë, Drejtorinë e Burgjeve, Ministrinë e Drejtësisë, por ka të drejtën t’i çojë një kërkesë”.
Ai shprehu dyshime se po përpiqet të fshihet edhe materiali viziv: “Kam mendimin se ata kanë ndryshuar se çfarë do të thonë.
Njëri element është ky, dhe elementi tjetër që është i sigurt është që ata po mundohen ta fshijnë gjithçka, ta zhdukin. A ka mundësi që t’ua heqin të gjitha pamjet nga interneti, të gjitha videot?”.








