Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh në mbledhjen e këshillit bashkiak, se Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar më parë.
“Veliaj ka humbur në fillim moralin dhe më pas edhe lirinë. Duhet ta kishte dhënë dorëheqjen në dhjetor, në shkurt, në maj, në korrik, e megjithatë ai refuzoi. E mori karrigen e kryetarit të bashkisë në burg. Por jo pa lejen tuaj.
Veliaj e ka mbajtur këtë qytet peng me lejen tuaj. Çdo anëtar i PS-së në këtë këshill duhet ta nisë me një ndjesë për qytetarët e Tiranës. Të kërkojë ndjesë që i kanë humbur Tiranës të paktën shtatë muaj. Ju ftoj të gjithëve të votojmë shkarkimin e Erion Veliajt”, tha ai.
Vendimi/ Gjokutaj: Do votoj pro shkarkimit, por Veliaj s’po mungon me dëshirën e tij