Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me luftën midis Ukrainës dhe Rusisë, duke vlerësuar se Kievi është në pozicion të favorshëm për të rikthyer të gjithë territorin e tij dhe për ta fituar luftën, nëse mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe NATO.
Trump shprehu bindjen se Rusia po përjeton një kolaps ekonomik për shkak të kostos së luftës, ndërsa e cilësoi vendin si një “tigër prej letre” që ka dështuar të përfundojë një konflikt që, sipas tij, “një fuqi e vërtetë ushtarake do ta kishte fituar për më pak se një javë”.
“Pas njohjes dhe kuptimit të plotë të situatës ushtarake dhe ekonomike midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe pasi kam parë vështirësitë ekonomike që kjo po i shkakton Rusisë, besoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozitë për të luftuar dhe për rikthyer të gjithë territorin e saj në formën origjinale” tha ai.