Gjatë fjalimit në OKB, lidhur me imigracionin, Presidenti amerikan Donald Trump argumentoi se udhëheqësit e tjerë botërorë duhet të miratojnë politikat e tij të ashpra kundër emigrantëve, duke lavdëruar përpjekjet e tij për të arrestuar dhe deportuar emigrantët e paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara, një qëndrim që shumë vende anembanë botës e shohin me skepticizëm.
Ai gjithashtu fajësoi Evropën për imigracionin, duke thënë se nëse nuk e ndalon eksperimentin e saj të kufijve të hapur, do të shkojë “në ferr”. “Po shkatërron vendin tuaj dhe ju duhet të bëni diçka për këtë në skenën botërore”, tha ai.
Trump akuzoi gjithashtu OKB-në për “mbështetje” të imigracionit të paligjshëm në SHBA, pasi ajo e “financon” atë, ndërsa përmendi se gratë po përdhunohen dhe burgjet janë plot me të huaj në Evropë.