Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat për shkarkimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pas debateve të shumta në mbledhjen e sotme, në fund këshilltarët ngritën kartonët me 50 vota pro duke i dhënë fund epokës Veliaj në krye të bashkisë më të rëndësishme në vend.
“Ka qenë objektiv i opozitës vendosja e kryetarit të bashkisë para përgjegjësisë, por sot është kapitull i mbyllur, e di ai e dini dhe ju, ju po ia mbyllni këtë kapitull”, tha Ilir Alimehmeti.
“Gëzohuni sot, por prapë do të humbni”- iu përgjigj Eridian Salianji. “Erion Veliaj mori atë që meritoi” tha Dorjan Teliti. Këshilli votoi, Erion Veliaj nuk u dëgjua, tani në dorë e ka kryeministri Edi Rama për t’i vënë firmën e fundit.