-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama për shkarkimin e zv.ministrit me cigare: U bë llomotitje nga ata që iu ka rënë Diella në kokë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët u ndal te vendimi i ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për të shkarkuar zv.ministrin, Andi Mahila nga detyra. Andi Mahila u fotografua duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur.

“U bë një llomotitje e madhe nga ata që iu ka rënë Diella në kokë, që duhet të presim të marrin veten, por që të marrin veten duhet të përballojnë fëmijët e Diellës, të cilët e përgjuan shkarkimin që ministrja e Brendshme i bëri zëvendësit për tymosjen e cigares në një lokal të mbyllur. Të mos e përshëndesim këtë akt dhe të mos kërkojmë që ky akt të jetë normë, të jetë parimi i palëkundur i atyre që qeverisin, por të bësh hajgare me këtë, do të thotë që të jesh një bisht cigareje i mbetur më kot në taketuken e jetës demokratike, që askush nuk ka ndërmend ta ndezë më, por dhe askush mos t’i shkojë në mendje që ta vlerësojë për riciklim.

Dua të besoj që të gjithë deputetët, ata që janë aktualë, ata që ishin dhe mbeten për mua pjesë e skuadrës sonë të 11 majit, por dhe të gjithë ata të tjerët që banojnë në Bashkinë e Tiranës, do të mobilizohen që të përfshihen drejtpërdrejt duke marrë pjesën e tyre të përgjegjësisë në shpatulla. Sigurisht që duke mos pasur asnjë dyshim për këtë, nuk kam asnjë dyshim që patronazhistët mezi presin të hakmerren ndaj përqeshjeve të radhës, me një reagim të duhur që do të pasqyrohet me rezultatin e ditës së zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, kur ato të mbahen sipas procedurave.

Po flas për Tiranën, se pastaj për Matin, Vlorën, Beratin e çfarë ka thelluar, goditja e patronazhistëve të atjeshëm do të jetë më e fortë se ajo e Tiranës. Prapë se prapë do të zhvillohet një garë, sikurse do zhvillohet kudo, sepse në fund të fundit jemi këtu për të fituar çdo garë”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit