Prokuroria e Posaçme ka zgjatur afatin e hetimeve për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve.
Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicër si dhe ekspertimi i aparatit celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish numrin dy të qeverisë.
SPAK ka caktuar si afat datën 23 dhjetor për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.